Skuadra simpatike spanjolle, Rayo Vallecano e ka tronditur Real Madridin në fillim të ndeshjes.

Golin e parë Vallecano e realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, ku pas një asistimi nga Bebe në portë topin e dërgoi Embarba.


Ndërkohë goli i dytë nuk vonoi shumë dhe u realizua nga sulmuesi miku në minutën e 14-të.

Kujtojmë që Vallecano po lufton për mbijetesë ndërsa Real Madridi për titull të kampionit. /Telegrafi/

telegrafi sport app