Me valle shqipe e maqedonase u shënua dita e formimit të Brigadës së Tretë Goditëse të ARM-së (Video)
Me valle shqipe e maqedonase u shënua dita e formimit të Brigadës së Tretë Goditëse të Armatës. Manifestimi i sotëm që u mbajt në kazermën ‘’Boro Menkov’’ në Kumanovë, filloi me rreshtimin e ushtarëve dhe marshin e tyre.
Komandanti i çetës së parë Lulzim Nuredini foli për historikun e batalionit të tretë dhe tha se ky grup është ndër njësitë më të vjetra në luftën çlirimtare popullore dhe se krenohet me aksionet e veta të suksesshme.
“Rruga luftarake e brigadës së tretë goditëse të Maqedonisë, njëra ndër njësitë më të vjetra në kuadër të luftës çlirimtare popullore (LÇP), ishte e pasur dhe e mbushur me luftëra dhe aksione. Ajo luajti një rol të rëndësishëm për zgjerimin e vëllazërisë dhe bashkimit, e cila mund të shihet edhe nga përbërja etnike e luftëtarëve duke përfshirë maqedonas, shqiptar, serb, vlleh, rom dhe të tjerë”, tha Lulzim Nuredini.
Për ditëlindjen e Brigadës, kazerma e Kumanovës hapi dyert për publikun, dhe para qytetarëve tregoi arsenalin dhe kushtet brenda.
Gene Stanajkovski, nuk është se i ka lënë përshtypje parku i makinave në kazerme, dhe ankohet se pak po investohet në ushtri.
“Këto mjete që i ka kjo njësi, në bazë të punës së saj, mendoj që do t’i kryej dhe do t’i përmbush detyrat e saj. Ndoshta është e nevojshme që të ketë mjete më bashkëkohore që kjo njësi të mund të intervenoj më shpejtë”, tha Gene Stanajkovski.
Një tjetër qytetar, Valon Memeti, thotë për TV21 se armatimet për ushtrinë asnjëherë nuk janë të mjaftueshme por se s’duhet ankuar për pajisjet aktuale që ka armata.
“Besoj se çdo gjë nuk është e mjaftueshme, por po të ketë edhe më tepër armatim do jetë edhe më mirë, po edhe kjo nuk është keq”, tha Valon Memeti.
Dita e brigadës së tretë goditëse të Maqedonisë shënon 73 vjetorin e saj që prej themelimit në vitin 1944 në fshatin Zheglanje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale