LAJMI I FUNDIT:

Vala e dytë e coronavirusit, Pekini izolon 21 milionë banorë

Vala e dytë e coronavirusit, Pekini izolon 21 milionë banorë

Pekini tha sot se ka rivendosur kufizimet e karantinës për rreth 21 milionë njerëz mes frikës për valën e dytë të coronavirusit dhe përhapjes në rajone të tjera.

Në fillim të javës kryeqyteti kinez u detyrua të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe disa komplekse rezidenciale pas rritjes së numrit të infektimeve.

Rastet e reja u gjurmuan në tregun më të madh me shumicë të qytetit Xinfadi, i cili gjithashtu u mbyll, megjithëse prej tij vjen rreth 80 për qind e mishit dhe perimeve të kryeqytetit.


Shifra e rasteve të reja në Pekin qëndron në 158.

Kreu i qendrës së parandalimit të sëmundjeve në Pekin, Pang Xinghuo, tha: “Përhapja është në rritje. Duke marrë në konsideratë tregun e shumicës si epiqendër, ajo mund të rritet akoma”.

Ndërkohë zyrtarët kinezë përballen me detyrën gjigante të ndjekjes së personave që kanë vizituar tregun në Xinfadi.

Dje një gazetar i rrjetit AP raportonte se kishte qenë duke bërë foto pranë tregut në Xinfadi, pa u futur brenda.

Por më vonë kishte marrë një telefonatë nga autoritetet vendore që i thanë se duhet të shkonte në një stadium aty pranë që shërben si qendër testimesh.

Gazetari tha se telefonuesi nuk e dinte emrin e tij por sistemet kompjuterike kishin bërë lidhjen mes numrit të tij të telefonit dhe vendndodhjes së afërt me tregun. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori