Banorët e Big Brother VIP Albania 2 janë padyshim personazhet më të komentuara të momentit.
Çdo debat, veprim apo diskutim tjetër që bëjnë merr vëmendjen e publikut që i përcjellin vazhdimisht.
Së fundmi ata kanë realizuar një tjetër sfidë të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ të cilën ata vetë e kanë kërkuara prej kohësh.
Banorët organizuan garën “Miss & Mister Big Brother” dhe pas kësaj ata janë argëtuar me muzikë ndërsa nuk munguan kërcimet provokuese nga ana e vajzave.
Jori, Deamishel, Nita dhe Keisi dukeshin mjaft joshëse teksa vallëzonin së bashku dhe shijonin muzikën ndërkombëtare.
Kujtojmë që kjo erdhi pas një spektakli të së martës ku banorët u informuan për rastin tragjik që ndodhi në Top Channel, ku nga një sulm me armë roja i sigurisë mbeti i vrarë.
Pas këtij informacioni, Arbana tha se spektakli atë natë nuk do të vazhdonte, por i njëjti pritet të rikthehet këtë të shtunë. /Telegrafi/