Ajo ishte italiania e vetme që bënte tifo për Shqipërinë, ndërsa tani ne të gjithë shqiptarët duhet të bëjmë tifo për Italinë.
Chiara Sofia De Biasi, e bija e trajnerit të Kombëtares ka përjetuar momente mjaft të bukura kur i ati i saj arriti të fitonte ndeshjen e parë në një Europian.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, tregon telefonatën e parë me De Biasin. Ajo shpreson që të shkojë në Francë nëse Shqipëria do të kualifikohet për në raundin tjetër.
Chiara Sofia, e dini që tani duhet të kryqëzojmë gishtat dhe të bëhemi të gjithë me Italinë?
E di që pas kësaj fitoreje Shqipëria duhet të shpresojë që të ketë disa skuadra të tjera që të marrin më pak pikë për t’u kualifikuar më tej.
Ju thatë se do t’i shihni të gjitha ndeshjet e Shqipërisë. Besoj e keni mbajtur premtimin?
Po, i kam parë. Ndeshjen me Francën e pashë në apartamentin tim në Trieste, në qytetin ku studioj, së bashku me disa miq. Me Rumaninë vendosa ta shoh ndeshjen në një vend tjetër dhe më solli fat.
Ishit e emocionuar për fitoren e parë të Shqipërisë dhe të babait tuaj në këtë kompeticion?
Isha shumë e emocionuar dhe nuk munda të ulesha për asnjë minutë. E kam parë të gjithë ndeshjen në këmbë. Ishte një sukses i madh për të gjithë dhe tani duhet të shpresojmë të gjithë që të kualifikohen për më tej.
E prisnit që Shqipëria të fitonte këtë ndeshje?
Të dielën kisha ndjenja të çuditshme dhe shumë pozitive. Besoja se mund të fitonim. Ndoshta kam mësuar edhe nga im atë, i cili ngrihet më i fortë pasi rrëzohet.
I telefonuat babait tuaj menjëherë pas ndeshjes?
E telefonova menjëherë, por ishte duke u futur në sallën e konferencës për shtyp dhe nuk mund t’i thosha shumë gjëra. I thashë vetëm: “U treguat të mëdhenj babi! Ishit të mrekullueshëm, jam shumë e lumtur për ty!”. Pastaj në mëngjes e telefonova sërish.
Çfarë biseduat?
Shumë gjëra. Isha shumë e lumtur për të dhe i tregova si e pashë ndeshjen. I thashë që skuadra e tij ka luajtur në mënyrë fantastike në të gjitha ndeshjet dhe treguan se mund të bëjnë mrekulli. Megjithatë, tani duhet të presim të gjithë në një barazim mes Çekisë dhe Turqisë. Edhe nëse Shqipëria nuk kualifikohet, nuk mendoj se ka problem. Ka bërë një Europian të shkëlqyer.
Yt atë, sigurisht që ndihej krenar…
Ishte shumë i emocionuar. Më tha se është krenar më shumë se kurrë për futbollistët me të cilët punon dhe për atë që kanë bërë. Tani edhe ai kërkon të ketë fat për t’u kualifikuar.
Ky është një sezon provimesh për ju, por a do të shkoni në Francë në rast se Shqipëria kualifikohet?
Sigurisht që dua shumë të shkoj në Francë. Do të më pëlqente shumë. Dua të qëndroj pranë babait tim në këto momente, për të bërë tifo nga afër për Kombëtaren.
Po bëheni edhe ju pak shqiptare. Si ndiheni si e bija e një shqiptari?
(Qesh) Sigurisht që edhe unë po ndihem shqiptare. Kur pashë babanë tim që po këndonte himnin shqiptar, u emocionova. U habita dhe më pëlqeu shumë. Tani jam edhe unë shqiptare./Panorama Sport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

Cate Blanchett tejet elegante në premierën e filmit të saj të ri “Black Bag”

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa