Uzuni shënon super gol nga goditja e dënimit ndaj Puscas Akademi

Myrto Uzuni po vazhdon me paraqitje shumë të mira te klubi hungarez Ferencvarosit, ku arriti të gjejë rrjetë në javën e 16-të të Ligës së Parë të Hungarisë.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit 1-1, në minutën e 82-të të ndeshjes në përballje me Akademia Puskas si mysafir.
Uzuni ekzekutoi në mënyrë perfekt një goditje të lirë, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit vendas, i cili mbeti i palëvizur.
Pavarësisht barazimit, Ferncvarosi mbetet i pari në klasifikim, me 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Ky ishte goli i tretë i Uzunit në këtë sezon në elitën e futbollit të Hungarisë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































