LAJMI I FUNDIT:

Uthulla pastron rrobat dhe këpucët

Uthulla pastron rrobat dhe këpucët

Uthulla përdoret për pastrim të dyshemeve, dritareve, mureve të ndotura, dezinfektim të gypave të kuzhinës, heqje të njollave dhe zhdukje të barojave të kopshtit, por edhe për pastrimin e rrobave dhe këpucëve.

Njollat në rroba – Njollat nga vera mund t’i eliminoni nga rrobat e pambukta dhe nga ato të përziera me poliester dhe pambuk, mirëpo vetëm nëse këtë e bëni në afatin prej 24 orësh.

Njollën njomeni me uthull nga rrushi i bardhë dhe atë pjesë të njollosur fërkojeni me sfungjer derisa njolla të zhduket. Rrobat pastaj lajini në mënyrë të rëndomtë, transmeton Telegrafi.

Freskojini rrobat e bebes – Nëse doni t’i eliminoni nga rrobat e bebes gjurmët e urinës, çdo pjesë të rrobave njomeni me uthull rrushi të bardhë.


Pas larjes, rrobat e fëmijës do të bëhen të freskëta dhe të buta.

Larja magjike e rrobave – Rrobat do të duken më të mira nëse në një filxhan me verë rrushi të bardhë e shtoni në lavatriçe në ujin e fundit të shtrydhjes.

Batanijet e pambukta dhe të leshta – Do të bëhen më të buta dhe pupëlore dhe në to nuk do të qëndrojë shkuma e sapunit nëse në ujin e fundit në lavartriçe hidhni dy filxhanë uthull nga rrushi i bardhë.

Pastrimi i këpucëve të lëkurës – Nga sasia e barabartë e ujit dhe e uthullës nga rrushi i bardhë bëjeni tretësin, dhe hidheni në ato pjesë të këpucëve ku shihen gjurmët e kripës. Me tretës njomeni një leckë dhe me të lyeni këpucët e lëkurës.

Ky veprim mund të përsëritet disa herë, derisa të eliminohen gjurmët e kripës. Kripa mund t’i dëmtojë këpucët tuaja, andaj mos hezitoni gjatë, pastroni këpucët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Kalo në kategori