Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka pasur rastin t'i shoh nga afër ushtrimet e njësive elitare të ushtrisë indoneziane, raporton Abcnews.

Ushtarët kanë demonstruar aftësitë e tyre luftarake para Sekretarit Mattis, duke ecur mbi zjarr, thyer tulla me kokë dhe duke pirë gjakun e gjarpinjve, transmeton Telegrafi.


Komandot indoneziane këto ushtrime i kanë realizuar me rastin e vizitës dyditore të Mattis në këtë vend, i cili njëherit ka shprehur interesimin e SHBA-ve që të bashkëpunojnë me forcat speciale të Indonezisë.

Derisa në sfond po dëgjohej një muzikë, Mattis i vëzhgonte i qetë komandot duke demonstruar aftësitë luftarake si dhe metodat interesante të shpëtimit të pengjeve. /Telegrafi/