LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime për tendosje të kofshëve, vitheve dhe barkut: Pilates që mund ta bëni në shtëpi

Ushtrime për tendosje të kofshëve, vitheve dhe barkut: Pilates që mund ta bëni në shtëpi

Janë të shkëlqyeshme për dobësim dhe tendosje të trupit – ushtrimet e thjeshta pilates të cilat mund t’i bëjnë edhe fillestarët!

Po ju paraqesim ushtrimet e thjeshta pilates, të cilat mund t’i bëni lehtë në shtëpi, por që nuk janë fizikisht të mundimshme, prandaj u rekomandohen edhe fillestarëve.


Ky trening tendos dhe forcon gjithë trupin, posaçërisht fokusin e vë në stomak, kofshë dhe vithe, transmeton Telegrafi.

Shumica e ushtrimeve bëhet në pozitën e shtrirë, ndërkaq me ushqimin e balancuar dhe treningun e përditshëm, shpejt do të arrini rezultate të shkëlqyeshme.

Në sezonin e viruseve, gripave dhe ftohjeve shumica e njerëzve shmangin shkuarjen në palestër.

Keni mundësi që me shumë dobi të ushtroni në shtëpi, ndërkaq nga veglat ju nevojitet vetëm një peshqir apo shtresa për joga.

Shikoni gjithë treningun në këtë video-xhirim:

/Telegrafi/