LAJMI I FUNDIT:

Ushtria qeveritare rimerr aeroportin e Mosulit nga duart e ISIS

Ushtria qeveritare rimerr aeroportin e Mosulit nga duart e ISIS

Mosuli është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore pas njoftimeve se forcat irakiane të sigurisë kanë marrë kontrollin e aeroportit të qytetit të dytë më të madh të vendit në vazhdën e përpjekjeve për ta shkulur atë krejtësisht nga duart e militanteve të shtetit islamik.

“Inxhinierët riparuan të vetmin kalim drejt aeroportit që ishte shkatërruar nga ISIS-i, duke i hapur kështu rrugën avancimit të trupave tokësore. Rezistenca e luftëtarëve të Shtetit Islamik ishte e dobët. Pjesëtarët e tij kanë nisur të largohen drejt zonave më të populluara në jug të qytetit dhe po i përdorin civilët si mburoja njerëzore”, tha Abbas Al- Jibouri, nënkolonel.

I gjithë operacioni mori vetëm katër orë kohë. Militantët vazhduan megjithatë të lëshonin mortaja nga brenda qytetit pasi humbën terren përballë ushtrisë.


Marrja e aeroportit dhe zonës përreth konsiderohet e një rëndësie strategjike sepse ndihmon të kontrollohen rrugët që shkojnë drejt Mosulit perëndimor.

Pjesa lindore e qytetit është nën kontrollin e forcave qeveritare, por beteja për rajonin perëndimor të tij vazhdon të mbetet ajo më e vështira. Mes trupave që mësynë aeroportin kishte dhe ushtarë të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk dihet ende cilat janë kombësitë e tyre. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Vuçiq paralajmëroi një tubim në një qytet në Serbi, qytetarët ia bllokojnë rrugën me traktorë

Serbia
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Tërmet me magnitudë 5.2 ballësh ka goditur Teksasin

Tërmet me magnitudë 5.2 ballësh ka goditur Teksasin

Amerika
Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Bisedimet e paqes për Ukrainën - ekziston rreziku të mbahen pa Evropën?

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Kalo në kategori