Garda Nacionale e Meksikës ka konfiskuar një kamion të vogël të cilin kartelët e drogës e kishin shndërruar në një lloj tanku - të veshur me shufra metalike që i rezistojnë plumbave dhe shpërthimeve të fuqishme.

Ky zbulim ka ndodhur gjatë javës së kaluar kur policët po kryenin një operacion të fshehtë në Apatzingan, komunë kjo në shtetin e Michoacanit, transmeton Telegrafi.


1 68

Fotografitë e publikuara gjatë të premtes së kaluar nga Garda Nacionale, shfaqin veturën e blinduar që u ndërtua nga kartelët e drogës me qëllim që t’i mbroj nga plumbat gjatë transportimit të drogës apo edhe të anëtarëve të lartë të bandave.

2 17

Përveç këtij modifikimi, brenda mjetit kishte hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e mitralozave të kalibrave të ndryshëm, kurse sipas mediave lokale ishte braktisur nga grupi Los Viagras, organizatë kriminale e formuar në vitin 2014. /Telegrafi/

3 11