Një djalë 12-vjeçar palestinez ka vdekur pasi u qëllua nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Mohammed Allamy ishte një pasagjer në një veturë që drejtohej nga babai i tij kur incidenti ndodhi në hyrje të qytetit Beit Ummar, në gjysmë të rrugës midis Betlehemit dhe Hebronit, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.


Raporti i agjencisë tha se 12-vjeçari u qëllua në gjoks dhe u dërgua në spital në Hebron, por ndërroi jetë disa orë më vonë, raporton cnn.

210729121216 mohammed allamy exlarge 169 e1627573001260

Ushtria izraelite tha se ishte në dijeni të pretendimeve se ushtarët e saj kishin vrarë një fëmijë dhe tha se ishte duke hetuar rrethanat e ngjarjes. Në një deklaratë të gjatë, ushtria tha se ushtarët iu afruan makinës pasi vëzhguan më parë banorët e saj duke u përpjekur të varrosnin trupin e një foshnje të porsalindur në një varr të cekët.

Trupat izraelite vunë re një automjet që po i afrohej zonës dhe arritën në përfundimin se ishte i njëjti automjet si më parë, thuhej në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Deklarata e ushtrisë vazhdoi duke thënë se ushtarët ishin përpjekur të ndalonin veturën duke qëlluar në ajër, por ishte e kot dhe më pas erdhi deri te vrasja e adoleshentit. /Telegrafi/