Forcat e armatosura gjermane janë në telashe pikërisht kur më së shumti ka nevojë për ta Evropa.
Ushtria gjermane, e njohur si Bundeswehr, po tkurret, po plaket dhe ende i mungon pajisjet thelbësore, pavarësisht një rritjeje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, sipas një raporti vjetor të shumëpritur mbi gjendjen e forcave të armatosura të vendit.
“Situata është serioze”, tha të martën Eva Högl, komisionerja parlamentare për forcat e armatosura dhe shtoi se “ende nuk jemi aty ku duhet të jemi dhe ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar kushtet e Bundeswehrit”.
Ndoshta problemi më i madh i Bundeswehr-it është paaftësia për t’u zgjeruar, pavarësisht një fushate të përqendruar rekrutimi që synon ta rrisë forcën në 203 mijë trupa deri në vitin 2031. Në vend të kësaj, Bundeswehri po bie edhe më shumë pas, duke u tkurrur me 340 trupa, duke arritur në 181,174 deri në fund të vitit 2024. Forca gjithashtu po plaket për shkak të mungesës së rekrutëve të rinj, me moshën mesatare që është rritur në 34 vjeç.
“Duhet urgjentisht të ndalim dhe të kthejmë këtë prirje”, paralajmëroi Hogl, duke e cilësuar dobësimin e Bundeswehrit si një rrezik serioz për aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë.
Pavarësisht një fondi special prej 100 miliardë eurosh, që kancelari gjerman Olaf Scholz dhe qeveria e tij miratuan pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Bundeswehrit ende i mungojnë mjetet për të luftuar një luftë moderne, sipas raportit. Pajisjet e vjetruara dhe mungesa e municioneve po pengojnë aftësinë e tij luftarake. Forca ka nevojë për mjete të përditësuara të luftimit të këmbësorisë, anije luftarake detare, mbrojtje nga raketat dhe më shumë dronë luftarakë, ndër të tjera sisteme armësh, sipas raportit.
“Bundeswehr-i ende ka shumë pak nga gjithçka”, tha Högl, shkruan politico.eu.
Mungesa e gatishmërisë së ushtrisë gjermane vjen në një kohë kur angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s është më i pasigurt se kurrë më parë në historinë e aleancës. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë vazhdimisht në dyshim gatishmërinë e Amerikës për të mbrojtur Evropën, përveç nëse Evropa shpenzon shumë më tepër për forcat e saj të armatosura. Ai tashmë ka ndaluar ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën dhe ka ndërprerë ndarjen e inteligjencës me këtë vend.
Këto veprime e kanë shtyrë kancelarin konservator në pritje, Friedrich Merz, të propozojë përjashtimin e shpenzimeve të mbrojtjes nga kufizimet e rrepta të rregullit të borxhit të Gjermanisë, një largim radikal nga politika e mëparshme e kursimit fiskal, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm për Bundeswehrin në planin afatgjatë. Megjithatë, plani i shpenzimeve i Merz-it duhet së pari të miratohet nga parlamenti me mbështetjen e partisë së Gjelbërve, një gjë që nuk është aspak e sigurt.
Dobësia ushtarake e Gjermanisë vjen si pasojë e një nëninvestimi kronik. Për herë të parë që nga viti 1991, Gjermania arriti objektivin e NATO-s për shpenzime të mbrojtjes prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2024, sipas të dhënave të Bankës Botërore.
Mungesa e trupave dhe pajisjeve të Bundeswehr-it gjithashtu krijon sfida për rolin e vendit në forcimin e krahut lindor të NATO-s, përfshirë vendosjen e planifikuar të një brigade prej 4800 trupash në Lituani. Hogl e quajti këtë një “përpjekje madhore” që e tendos edhe më tej burimet tashmë të kufizuara të ushtrisë gjermane.
Infrastruktura ushtarake është një tjetër problem i theksuar. Kazermat gjermane janë në gjendje të keqe, me një deficit prej 67 miliardë eurosh në mirëmbajtje dhe përmirësime. Investimi për modernizimin e bazave ushtarake u rrit nga 1.25 miliard euro në 2023 në 1.6 miliard euro në 2024, por ky ritëm nuk është i mjaftueshëm për të zhbërë dekada të tëra kursimesh.
Ndërkohë, rreziku i sulmeve ndaj bazave të Bundeswehrit po rritet, pasi këto objekte bëhen gjithnjë e më të cenueshme nga fluturimet e dronëve dhe sabotazhet. Hogl bëri thirrje për masa më të forta mbrojtjeje të perimetrit dhe për sisteme më të avancuara kundër dronëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët