LAJMI I FUNDIT:

Ushtria austriake trajnon qentë të cilët do të mund të zbulojnë të infektuarit me COVID-19, i nuhasin edhe kur nuk kanë simptoma

Ushtria austriake trajnon qentë të cilët do të mund të zbulojnë të infektuarit me COVID-19, i nuhasin edhe kur nuk kanë simptoma

Ushtria austriake ka filluar me trajnimin e qenve për zbulimin e personave të infektuar me coronavirus, ka bërë të ditur ministria austriake e Mbrojtjes.

Qentë trajnohen për të zbuluar të prekurit me COVID-19, madje edhe kur të infektuarit nuk shfaqin simptoma. Ministrja e Mbrojtjes, Claudia Tanner, ka theksuar se ky projekt është në fazën testuese, transmeton Telegrafi.

Një qen i racës “pastor belg” nga fundi i këtij muaji do të trajnohet për zbulimin e COVID-19 tek të sëmurët, më pas pason vlerësimi i këtij suksesi.


“Po, qentë tonë mund të zbulojnë gjëra të ndryshme, asgjë nuk është e re këtu. Ata zbulojnë armë, lëndë narkotike dhe eksploziv. Pasi që coronavirusi ka ngritur në këmbë botën, gjendemi në fazën testuese të ashtuquajturit corona-gjurmuesit”, ka shtuar ministrja.

Me nuhatjen e erës së molekulave të coronavirusit, qentë do të duhej të mësonin ta gjurmojnë atë erë. Ushtria austriake aktualisht ka 166 qen të racave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori