Shtetet e Bashkuara bashkë me Aleancën Veri-Atlantike ka filluar stacionimin e trupave ushtarake nëpër Evropë, kurse njëri nga shtetet që e ka këtë privilegj është edhe Polonia, e cila tash e disa vite me radhë nuk është në marrëdhënie të mira me fqinjin e saj, Rusinë.

Lëvizja e makinerisë ushtarake amerikane nëpër vendet, siç janë Polonia dhe Çekia, arsyetohet me garantimin e sigurisë dhe paqes për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili rrezikon sigurinë në rajon, transmeton Telegrafi.


Në internet po qarkullojnë video në të cilat shihet lëvizja e takeve dhe makinerisë tjetër luftarake të ushtrisë amerikane. /Telegrafi/