LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane hyn në Nju Jork pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Ushtria amerikane hyn në Nju Jork pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti Donald Trump e shpalli në shtetin e Nju Jorkut një gjendje të jashtëzakonshme të premten si rezultat i rritjes së rasteve të coronavirusit.

Donald Trump konfirmoi që mbrëmë ai aprovoi një deklaratë për gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork.

Ai tha se bashkëpunoi ngushtë me guvernatorin Andrew Cuomo.


Ai e quajti atë një përgjigje federale “të pashembullt”, transmeton Telegrafi.

Aktualisht, ushtria amerikane po punon për planet për të marrë përsipër hotele, konvikte kolegjesh dhe arena sportive dhe t’i kthejë ato në objekte mjekësore të ngjashme me kujdes intensive.

Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane ka në plan të marrë përsipër deri në 10,000 dhoma hoteli, konvikte kolegjesh dhe hapësira të tjera në Nju Jork për shërbime mjekësore pasi numri i rasteve të infektuar me coronavirus rritet në mënyrë eksponenciale, raportoi Wall Street Journal.

“Trupat e ushtrisë do të marrin ndonjë hotel, kolegj dhe ndoshta edhe arena boshe sportive, që pastaj ato të përdoren për tu kujdesur për personat e infektuar me coronavirus”, tha në një konferencë gjeneral-lejtnant Todd Semonite i ushtrisë amerikane.

Shteti i Nju Jorkut ka mbi 15,000 raste të konfirmuar me coronvirus, afro 5 për qind e numrit totat të të infektuarve në botë, dhe ndërsa kapaciteti i testimit rritet, kështu po rritet numri i të infektuarve në të gjithë vendin.

Tani guvernatori Andrew M. Cuomo në Nju Jork tha që i kishte kërkuar Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave që të ngritë katër spitale të përkohshme.

“Tani ka 15.168 raste të konfirmuara të coronavirusit në New York State, 4,812 më shumë se dje, dhe 114 vdekje”, tha guvernatori Andrew M. Cuomo në një konferencë shtypi sot. Kjo do të thotë se shteti tani përbën gati 5 për qind të rreth 300,000 rasteve në të gjithë botën.

Cuomo tha se 18- 49 vjeçarët përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të të infektuarve në Nju Jork. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kalo në kategori