Ushtari i parë rus që do të dal në gjyq - ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë

Ukraina ka njoftuar se do të sjell para drejtësisë ushtarin e parë rus pasi dyshohet se ka vrarë një 62-vjeçar në rajonin Sumy të Ukrainës.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës.
Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumy më 28 shkurt.
Një nga rusët urdhëroi një rreshter të vriste civilin në mënyrë që të mos i raportonte ushtrisë ukrainase. Shishimarin qëlloi disa të shtëna nga dritarja e hapur e një veture dhe e goditi në kokë të moshuarin.
"Shishimarin është aktualisht në paraburgim. Prokurorët dhe hetuesit e SBU kanë mbledhur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim (Pjesa 2 e nenit 438 të Kodit Penal të Ukrainës). Ai përballet me 10 dhe 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm”, njoftoi prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova. /Telegrafi/



















































