LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e FSK-së lirohen nga pagesa në transport hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë

Ushtarët e FSK-së lirohen nga pagesa në transport hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive respektive.

Krahas çështjeve në fusha tjera, MMPHI, përmes këtij memorandumi është vendosur për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.

Ky memorandum gjithashtu, ka për qëllim mbështetjen e MMPHI-së për MM-në edhe në fushat e veçanta, krahas mbështetjes së ndërsjellë nga ana e MM-së për MMPHI-së.


Sipas komunikatës për medie, dy ministrat, shprehën besimin e plotë për realizimin e suksesshëm të pikave konkrete të memorandumit dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në të gjitha fushat tjera të interesit të përbashkët.

Mehaj, pas marrëveshjes me Kryetarin e Prishtinës për lirimin e ushtarakëve nga pagesa e transportit publik urban, brenda një jave, realizoi edhe këtë marrëveshje e cila ndikon shumë në mirëqenien ekonomike të ushtarakëve të FSK-së.

“Krahas objektivave tjerë, Ministri Mehaj, ka vendosur me prioritet mbi prioritete, përkujdesjen dhe mirëqenien ekonomike me fokus në rritjen e pagave për ushtarakët e FSK-së, me fokus, ushtarët dhe nënoficerët, zotim i cili do realizohet në të ardhmen e afërt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori