“Defender Europe 21” është një leksion të cilën NATO përmes planëzimit, forcave dhe mjeteve në mënyrë indirekte i jep leksion Serbisë, Rusisë dhe Kinës, se dëshira për të penetruar në kufijtë ushtarakë të NATO-s dhe ëndrra e tyre për të dalë në Mesdhe nuk ka për t’u realizuar asnjëherë”. Kështu u shpreh koloneli Dritan Demiraj në A2 CNN në lidhje me shtrirjen e influencës ruse në Ballkan.
Sipas tij ardhja e vaksinave ruse dhe kineze në vendin tonë tregon përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Ballkan duke përdorur “soft power”. Dhe këtu ai përmend ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Malit të Zi, Maqedoninë e veriut dhe Bosnjë Hercegovinën. Për Demirajn edhe minishengeni ballkanik dhe armatimi rus në Serbi janë pjesë e shtrirjes së influencës ruse në rajon.
“Vendimi për të sjellë sa më shumë vaksina është pozitiv, vaksina ruse nuk është e certifikuar nga OBSH dhe kemi parë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e Malit të zi të Maqedonisë së Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Kjo tregon përpjekjet e saj për të rritur influencën në Ballkan. Rusia po përdor “Soft Power” që konsiston me vaksina gjoja sikur po ndihmon, që po e bën nëpërmjet Emirateve Arabe. Dihet që ministri i propagandës së kasapit të Ballkanit, Vuçiç prej kohësh po armatoset nga Rusia dhe po përpiqet të shtrijë influencën përmes minishengenit. Ardhjen e vaksinave ruse e shoh si përdorimin e “soft power” për të shtrirë influencën në vendin tonë . Rusia prej kohësh po përpiqet të rrisë influencën luftarake përmes avionëve, mjeteve të blinduara e ndihma nga Rusia në Serbi që në disa retorika nga BE kanë qenë të papranueshme nga BE por jo të dënueshme”.
Parë nga ky këndvështrim Demiraj, thotë se “Defender Europë 21” është një leksion që NATO po i jep Rusisë. Sipas tij është një nga stërvitjet më të mëdha në 30 vitet e fundit në rajonin tonë, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe politike të vendit si dhe do të rrisë kapacitetet ndëroperacionale.
“Defender europe 21” është një nga stërvitjet më të mëdha në 30 vitet e fundit në vendin tonë. Ka simbolikë për Ballkanin si vijë gjeopolitike ku përplasen Lindja me Perëndimin, deri dje stërvitjet më të ëmdha të NATO-s janë zhvilluar në Baltik dhe Poloni. Kemi një Rusi që nga viti 2008 pushtoi Gjerorgjinë dhe gadishullin e Krimesë dhe pjesën Lindore të Ukrainës në Donetsk dhe Luban. Futja e Rusisë në konfliktin e Sirisë ndryshoi rrjedhën e luftës po kështu në Libi e Sierra Leone. Kjo stërvitje ka vlerë për NATO-n, rajonin dhe vendin tonë se zhvillohet në një moment ku NATO vazhdon të studiojë situata gjeopolitike në botë dhe në këtë kontekst zhvillon dhe stërvitje të tilla. Vetë Shqipëria, Mali i zi, Kroacia e Greqia tregon që vendi ynë po kryen reformat e duhura. Pranimi në NATO në 2009 dhe reformat e Berishës e Bashës si ministër i jashtëm i asaj kohe bënë që Shqipëria t’i bashkohej kësaj aleance. Kjo stërvitje ndikon në rritjen kapaciteteve ushtarake ndëroperacionale”.
Në këtë stërvitje marrin pjesë 4 mijë trupa amerikane dhe 1 mijë trupa shqiptare. Është hera e parë që marrin pjesë kaq shumë trupa amerikane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova