Qindra metra nën oqean shtrihet një rrjet global kabllosh interneti që supozohet të jetë “përgjegjës” për mbajtjen e 97 për qind të komunikimeve ndërkombëtare.
Në një epokë dixhitale, këto kabllo fizike, të veshura me çelik dhe plastikë, janë thelbësore për funksionimin tonë.
Nëse do të çaktivizoheshin, kjo nuk do të na pengonte thjesht të hynim në uebfaqe në telefonat dhe laptopët tanë – do të prishte gjithçka, nga bujqësia dhe kujdesi shëndetësor, tek logjistika ushtarake dhe transaksionet financiare, duke e zhytur botën menjëherë në një depresion të ri.
Andaj, sipas ekspertëve, ky skenar renditet krahas luftës bërthamore si një kërcënim ekzistencial për mënyrën tonë të jetesës, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.
Dhe shefi i sapoemëruar i shtabit të mbrojtjes britanike, Admirali Sir Tony Radakin, mendon se Rusia është fuqia armiqësore që ka më shumë gjasa për të gjymtuar këto arterie jetike.
Në një intervistë, ai tha se kishte pasur “një rritje fenomenale” në aktivitetin e nëndetëseve ruse gjatë 20 viteve të fundit, duke shtuar: “Rusia ka rritur aftësinë për të vënë në rrezik ato kabllo nënujore dhe potencialisht për t’i shfrytëzuar ato”.
Sidoqoftë, çdo ndërhyrje e tillë do të trajtohej me seriozitetin më të madh.
I pyetur nëse shkatërrimi i kabllove mund të konsiderohet një akt lufte, oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë tha: “Potencialisht, po”.
Por lajmi i mirë është se prodhuesit e kabllove nuk i bëjnë gjërat të lehta për sabotatorët e mundshëm.
Kabllot, kryesisht në pronësi dhe të instaluara nga kompani private, janë projektuar për t’i bërë ballë ashpërsisë natyrore nën det dhe nuk mund të priten lehtë.
Ato janë projektuar sipas standardit “pesë nëntëshe” – që do të thotë se janë të besueshme në 99,999 për qind të rasteve, një nivel i rezervuar përgjithësisht për armët bërthamore dhe anijet kozmike.
Por, të armatosur me prerës hidraulikë, zhytësit rusë do të “prishnin punë”.
Dhe një anije e identifikuar si një kërcënim serioz është Yantar.
E përshkruar zyrtarisht nga marina ruse si një anije “kërkimore”, ajo mban dy mini-nëndetëse të dizajnuara për misione inxhinierike të cilat mund të ekzaminojnë zona deri në 3.75 milje nën ujë.
Vetëm katër muaj pasi doli në det për herë të parë në vitin 2015, Yantar shkaktoi shqetësim në qarqet e inteligjencës kur u zbulua në brigjet e SHBA-së në rrugën e saj për në Kubë, ku kabllot nënujore arrijnë në tokë pranë Gjirit të Guantanamos, shkruan tutje DailyMail, përcjell Telegrafi.
Ekziston gjithashtu frika se zhytësit e Yantar mund të mbajnë teknologji të aftë për të “kapur” kabllot.
Dhe në të gjithë botën ka 436 të tilla kabllo, që përmbajnë mes tyre më shumë se 800,000 milje fibër optike.
“Nëna” e të gjithave është Asia American Gateway e cila është 12,430 milje e gjatë.
Çdo kabllo përmban nga katër deri në 200 fibra optike – një fibër mund të transmetojë deri në 400 GB të dhëna në sekondë, ose të mjaftueshme për rreth 375 milionë telefonata.
Ndërkohë ato vlerësohet se janë shumë më të rëndësishme se komunikimet satelitore, të cilat përbëjnë vetëm 3 për qind të trafikut global.
“Me përjashtim të luftës bërthamore ose biologjike, është e vështirë të mendohet për një kërcënim që mund të përshkruhet më ekzistencial sesa ai i paraqitur nga dështimi katastrofik i rrjeteve kabllore nënujore si rezultat i veprimit armiqësor”, thuhet në një raport nga Policy Exchange i shkruar në vitin 2017 nga kancelari i tanishëm Rishi Sunak, i cili në atë kohë ishte një deputet.
Dhe nëse shikohet në aspektin financiar, DailyMail thotë se çdo ditë, rrjeti kabllor, bart transferta financiare në vlerë prej 10 trilionë dollarësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës