LAJMI I FUNDIT:

Ushtarakët e Shqipërisë premtojnë mbështetje për FSK-në në të gjitha fushat

Ushtarakët e Shqipërisë premtojnë mbështetje për FSK-në në të gjitha fushat

Një delegacion ushtarakësh i kryesuar nga komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, ka vizituar sot Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ku janë njoftuar me synimet e kësaj komande në të ardhmen, si dhe me përgatitjet rreth fazës së transformimit.

Gjeneral brigade Enver Cikaqi e njoftoi delegacionin nga Shqipëria lidhur me angazhimet e KDS-së, me misionin, detyrat dhe përgjegjësitë aktuale që ka KDS-ja, me synimet e saj në të ardhmen, si dhe me përgatitjet rreth fazës së transformimit.

Gjithashtu gjatë takimit u bisedua për nevojat e bashkëpunimit në shumë fusha, si dhe shkëmbimin e përvojave.


Gjeneral brigade, Manushaqe Shehu, gjatë fjalës së saj tha se ndjehet shumë e lumtur me të arriturat e FSK-së, si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin e ngritjes së infrastrukturës së saj.

Ajo po ashtu premtoi mbështetje për KDS-në në të gjitha fushat në të cilat ka nevojë, si duke ofruar trajnime, kuadro të specializuara apo literaturë të nevojshme.

Më pas shefi i shtabit të KDS-së, nënkolonel Fadil Hoxha, bëri një prezantim të shkurtër për të pranishmit lidhur me aktivitetet e KDS-së, ku nuk munguan pyetjet dhe diskutimet e shumta. Pastaj, bashkërisht, delegacioni i KDSFARSH dhe gjeneral Cikaqi, vizituan edhe qendrat stërvitore, për t’u njohur nga afër me trajnimet dhe kurset që zhvillohen në këto qendra.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ka FSK-ja me Ushtrinë Shqiptare, dhe ishte në vazhdën e shkëmbimit të përvojave në mes dy komandave dhe dy forcave tona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori