Celuliti mund të ketë shkaqe të ndryshme: shëndoshja, mbajtja e ujit, qarkullimi i keq i gjakut, transmeton Telegrafi. Për ta luftuar këtë fenomen mund të bëni masazh e limfodrenues, të merreni me sport apo të përdorni kremra anticelulit. Por shpesh ushqyerja e duhur mund të jetë zgjidhje e problemit.

USHQIME PËR T'U SHMANGUR:


Ushqimet si sallamet, të ëmblat, të gazuarat, të skuqurat në vaj, alkooliket... pra të gjithë ushqimet me yndyra, sheqerna dhe kripëra të tepruara.

Kripa - Hiqeni nga tryeza dhe zëvendësojeni me erëza për t'u dhënë shije pjatave tuaja sidomos majdanoz dhe qepë.

USHQIME QË DUHEN MARRË ME MASË:

Vaji ose gjalpi për të gatuar - Gatuajeni mishin ose peshkun në skarë, në furrë ose në avull. Jepini shije kur të vini në tryezë, me vaj ulliri.

healthy balanced diet

USHQIME QË DUHEN MARRË RREGULLISHT:

▪ Proteinat - Gjenden zakonisht në përmbajte të mishit të bardhë dhe te veza, ndikojnë në zhvillimin e masës muskulore. Duke qenë se janë të varfra në yndyra, proteinat e detyrojnë organizmin që të marrë energji nga qelizat yndyrore.
Proteinat duhet të merren në sasi më të madhe sesa perimet.

▪ Ushqimet e pasura me hekur, si thjerrëzat - Hekuri ndihmon kalimin e oksigjenit në gjak. Rënia e nivelit të hekurit shkakton lodhje dhe deri anemi. Shmangni kafen pas ngrënies sepse kafeina përthith hekurin.

▪ Peshku dhe frutat e detit - Përmbajnë acide yndyrore mes të cilëve i famshmi omega 3 (salmoni është veçanërisht i pasur me të). Këto ushqime kanë veti antiinflamatore dhe nuk japin fryrje.

▪ Kaliumi nxit dreni min limfatik - Gjendet te frutat e thata, majaja e birrës dhe disa perime me gjethe e gjelbra.

▪ Ushqimet integrale si makaronat, orizi, drithërat dhe buka - Thithin toksinat dhe japin ndjesi në e ngopjes. Sidoqoftë orizi dhe makaronat nuk duken konsumuar me tepri, jo më shumë se 3 herë në javë, sidomos nëse nuk merreni me sport.

▪ Vitamina C - Gjendet kryesisht te frutat, sepse forcon enët e gjakut. Kivi lufton edhe stresin dhe përmirëson tretjen.

▪ Frutat e kuqe - Përmbajnë vitaminë P që përmirëson qarkullimin e gjakut, janë antioksidantë dhe ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave.

Eating 4 Cellulite

Është mirë ta dini
Për të eliminuar skoriet dhe produktet toksike nga organizmi është shumë e rëndësishme të hidratoheni duke pirë shumë ujë. Edhe çaji jeshil ka efekte të mira, kufizon përthithjen e yndyrave dhe lufton mbajtjen e ujit. /Telegrafi/