Ushqimi gjatë muajit të Ramazanit: Cilin ushqim dhe pije duhet shmangur?
Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme të mëdha gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë.
Besimtarët është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese, transmeton Telegrafi.
Të shmanget ushqimi kalorik
Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe oligo-elemente. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma.
Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës dhe tajitet nëpërmjet lëkurës. Në artikuj ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë, veç tjerash, bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi… Artikujt që treten lehtë, janë ato të cilat përmbajnë sheqer dhe miell të bardhë.
Pejëzat të cilat në të shumtën e ushqejnë organizmin gjatë ditës janë ato nga pemët me lëvore, pastaj pemët e thara, ndër të cilat janë kajsia, fiku apo kumbullat.
Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.
Duke theksuar se si pacientët në të shumtën e rasteve për shkak të vështirësive të ndryshme edhe gjatë muajit të agjërimit paraqiten në Mjekësinë e urgjencës, më së shpeshti fjala është për teprim në ngrënie.
Të ruheni nga shtypja e lartë e gjakut
Vështirësitë kryesisht janë të karakterit gastrologjik dhe shfaqen një ose dy orë pas iftarit, për shkak të ngrënies së tepruar dhe konsumimit të sasisë së madhe të ushqimit. Këto janë dhembjet në stomak, vjellja.
Pacientit të cilët kanë shtypje të lartë të gjakut, ndërkaq nuk i pinë rregullisht barnat, mund të përballën me shtypjen e lartë të gjakut.
Agjëruesit të cilët çdo ditë marrin terapi të rregullt të barnave gjithashtu mund të harmonizojnë marrjen e aparateve mjekësore me agjërim të tërëditshëm.
Marrja e terapisë së rregullit e barnave dhe agjërimi është i mundshëm ashtu që barnat t’i merrni në syfyr dhe në iftar. Nëse pacienti patjetër duhet të marrë barna, atëherë nuk i rekomandohet agjërimi.
Duke pasur parasysh arritjen e ditëve të nxehta, personave të moshuar u rekomandohet që të mos dalin nga shtëpia dhe obligimet e veta t’i kryejnë në mëngjes deri në orën 10:00. Nëse patjetër duhet të dalin, duhet të kenë të veshur rroba të lehta dhe të mbulojnë kokën”, rekomandojnë mjekët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian