LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet të cilat duhet t’i hani para ushtrimeve

Ushqimet të cilat duhet t’i hani para ushtrimeve

Pavarësisht se a përpiqeni vetëm të humbni kilogramët e tepërt apo vetëm dëshironi t’i zgjatni muskujt, konsumimi i shqimit të duhur do t’ju japë energjinë nevojshme.

Shumë të rinj sot shkojnë në palestër ose merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik. Disa thonë që nuk duhet të konsumojnë gjithfarë ushqimi para treningut. Ushtrimet në stomak të pastër nuk janë efikase, dhe kjo mund të çojë deri te disa efekte negative.

Në vazhdim shikoni se cilat janë shqimet më të mira dhe më të shëndetshme për t’i ngrënë para ushtrimeve.

Kafja. – Sasia e moderuar e kafeinës është e mirë për trening. Konsumimi i kafes ndihmon në rritjen e energjisë suaj, ndërsa pas ushtrimeve kafeina redukton dhimbjen e muskujve, ky është fenomen shumë i shpeshtë, veçanërisht tek meshkujt. Në kafe shtoni edhe sasi të vogël të qumështit të skremuar, sepse ai ofron sasi të mjaftueshme të kalciumi për eshtrat e forta dhe vitaminë D.


Xhenxhefili. – Keni shumë dhimbje në muskujt pas ushtrimeve? Nëse është kështu atëherë hani xhenxhefil para ushtrimeve. Çaji nga xhenxhefili mund të parandalojë dhimbjen në muskuj.

Mollët. – Mollët përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të cilat ju ofrojnë energjinë më të mirë natyrale për ushtrime. Mollët përmbajnë kuercetinë (materie ushqyese) e cila ndihmon në rritjen e metabolizmit tuaj.

Lëngu i vishnjave. – Lëngu i vishnjave përmban polifenole të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve në muskuj. Po ashtu mund të konsumoni vishnja të freskëta para së të niseni për palestër.

Panxhari. – Panxhari është shumë i rëndësishëm për femrat të cilat janë anemike, transmeton Koha.net. Panxhari është ushqim i dobishëm për ta ngrënë para ushtrimeve sepse ju ofron sasi të mirë të oksigjenit.

Drithërat integrale. – Konsumimi i drithërave integrale është gjë e mirë për ju para treningut, ndërsa arsyeja e kësaj është ajo që kokrrat e papërpunuara më ngadalë e lirojnë glukozën në gjak.

Mjalti. – Një lugë e mjaltit e shtuar në qumësht të nxehtë do t’ju japë forcën për trening të mirë. Mjalti përmban fruktozën dhe glukozën e cila është e nevojshme për nivelin shtesë të energjisë.

Bimët bishtajore. – Ndër ushqimet themelore që duhet të hani para ushtrimeve. Fasulet dhe thjerrëzat përmbajnë sasi të madhe të proteinave dhe karbohidrateve komplekse që janë burim i mirë i energjisë. Megjithatë, konsumoni vetëm sasi të vogla të bimëve bishtajore sepse ato janë shkaktar i gazrave në stomak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori