Ushqimet shumë të përpunuara rritin rrezikun e sëmundjeve kronike

Ushqimet ultra të përpunuara janë produkte të prodhuara në mënyrë industriale që përfshijnë përbërës të modifikuar ushqimorë të kombinuar me aditivë të ndryshëm që nuk mund të përgatiten në atë formë në shtëpi.
Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve shumë të përpunuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundshmërisë – shkruan Healthline.
Multimorbiditeti nënkupton shfaqjen e dy ose më shumë sëmundjeve kronike te një person. Nuk është vetëm një problem shëndetësor në rritje në Evropë, por edhe në pjesët tjera të botës.
Në një studim shumëkombësh me 266.666 pjesëmarrës nga shtatë vende evropiane, nutricionistët në Universitetin e Vjenës në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, zbuluan se konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve shumë të përpunuara lidhet me një rrezik të shtuar të multimorbiditetit, si p.sh. kanceri dhe sëmundjet kardiometabolike.
Në mënyrë të veçantë është vërejtur një lidhje me produktet shtazore shumë të përpunuara, si dhe me ëmbëltuesit dhe pijet e gazuara me sheqer.
Ushqime të tjera, të tilla si drithërat shumë të përpunuara ose alternativat me bazë bimore, nuk treguan një lidhje me rritjen e rrezikut. Studimi tregoi gjithashtu se rreziku i multimorbiditetit në vende të ndryshme evropiane është i njëjtë te meshkujt dhe te femrat, si edhe te duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.
Rezultatet e hulumtimit nxjerrin në pah rekomandimet ekzistuese dietike si masë parandaluese, si ulja e konsumimit të produkteve të përpunuara të mishit dhe kalimi në një dietë kryesisht me bazë bimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës