Të hënën, modelja e famshme, Cara Delevingne, ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi i shoqes së saj të ngushtë, këngëtares shqiptare, Rita Ora.


Artistja shqiptare ka bërë një postim në InstaStory për ta uruar modelen, teksa vjen me një dedikim mjaft eksplicit.

67889441 709599249556049 9032404145763516416 n

"Një fotografi më ndryshe që munda të gjej në telefonin tim. Ne njihemi që një kohë të gjatë dhe kemi kaluar shumë gjëra duke e përkrahur njëra-tjetrën, më fal që nuk jam në ditëlindjen tënde, por të dua shumë, gjithmonë", ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.

Rita dhe Cara janë prej vitesh shoqe, madje është spekuluar për një lidhje mes tyre.

Thashethemet u forcuan më shumë pas lansimit të këngës së bukuroshes sonë "Girls" në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX, projekt ky i lansuar para një viti. /Telegrafi/

68477102 398024974182528 6078574902296707072 n 1

68415797 223479635215536 4671678383610920960 n