Ish-komandanti stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq janë dy serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës para pak ditësh nën dyshimet për krime lufte ndaj popullsisë civile në zonën e Istogut.
Sipas dosjes dy të dyshuarit kishin marrë pjesë e kishin dhënë urdhra për aksione policore të ndërmarra në zonën e fshatrave të Istogut ku ishin vrarë, torturuar e dëbuar civilë shqiptarë në periudhën 1998 – 1999.
Gjykata e Prishtinës dy të dyshuarve u ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për një masë të tillë.
Sipas dosjes së Prokurorisë në mars të vitit 1998, Zariq nën komandën e Pantiq ka ndërmarrë aksion policor kundër një familje në fshatin Lubozhdë me ç’rast në orët e hershme të mëngjesit policia serbe i kanë nxjerrë të gjithë burrat nga shtëpitë e tyre duke i rrahur dhe duke i goditur me kondakët e armëve.
Tutje i kishin nxjerrë në rrugë ku i kanë urdhëruar të mbështeten në muri nën kërcënimin e armëve dhe i kishin ndarë të rinjtë nga të moshuarit.
Të moshuarit i kishin liruar, kurse të rinjtë i kishin dërguar në stacion policor ku ishin rrahur e torturuar, kryesisht nga i dyshuari Zharko Zariq – thuhet në dosje.
Më pas në datën e 15 marsit të vitit 1999, kishin mbetur të vrarë dy banorë të fshatit Staradran ndërsa një tjetërkishte mbetur i zhdukur, thuhet në dosje.
Tutje në dosje shtjellohet për dyshimet e 24 marsit të vitit 1999 ku kishin mbetur të vrarë dy vëllezër shqiptar të fshatit Lubozhdë pas dëbimit të dhunshëm të banorëve nga ky fshat, me ç’rast një 14-vjeçar ka mbetur i zhdukur.
Gjatë dëbimit të lartcekur dosja thotë se ishin djegur dhe shkatërruar plotësisht pronat e shtëpitë e banorëve shqiptarë.
E gjithë kjo dyshohet të jetë ndërmarrë nën urdhrat e të dyshuarve Mamor Pantiq dhe Zharko Zariq.
Dosja thotë se në 29 gusht të vitit 1998 nën komandën e të dyshuarit Momir Pantiq fillimisht ishin rrethuar e më pas ishin vrarë tetë anëtarë të një familje në fshatin Shushicë si pjesë e një aksioni policor.
Një anëtare e kësaj familje ishte zhdukur, ndërsa trupi i saj ishte gjetur pas luftës në fshatin Padalishtë.
Sipas dosjes trupat e pajetë të familjes së vrarë ishin lënë në skenën e krimit ku policët serbë i kishin urdhëruar banoret e fshatit Shushicë të i varrosnin këta trupa para orës 4 pasdite nën kërcënimin se në të kundërt do të i digjnin të gjithë.
Gjatë vitit 1999 me 8 maj, dosja thotë se të dyshuarit dëbuan popullsinë shqiptare dhe vranë 14 civilë shqiptarë ndërsa dy mbetën të zhdukur, ku dyshohet se në ditën kritike në vendngjarje ka qenë i dyshuari Mamor Pantiq.
Kurse në fshatin Padalishtë në 26 mars të vitit 1999, në dosje thuhet se forcat serbe pushkatuan 20 civilë shqiptarë ku pas të shtënave ndaj tyre Momor Pantiq ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë ndërmarrë disa masakra kundër popullsisë civile shqiptare nën komandën e Momir Pantiq, sidomos pas bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999.
Kështu, duke përmendur masakrën e Padalishtës, të Staradranit dhe burgut të Dubravës.
Në dosje gjithashtu thuhet se nën urdhrat e Pantiqit, rreth 250 civil shqiptarë janë vendosur në disa shtëpi në Istog ku ishin mbajtur të izoluar deri në fund të korrikut të vitit 1999.
Prokuroria Speciale në kërkesën e parashtruar në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit, ka theksuar se rreziku i arratisë nga të dyshuarit është shumë i lartë.
Ndër tjerash, prokuroria këtë e ka bazuar edhe në faktin se deri më tani, tetë serbë të dyshuar për vepra penale janë arratisur pasi që gjykata nuk u kishte caktuar masën e tillë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 18:00 në pikën kufitare në Merdarë është arrestuar Momor Pantiq, i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në kohën e luftës në vitet 1998 – 1999 në zonën e komunës së Istogut.
Kurse me një njoftim tjetër Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar të dyshuarin e dytë, ish-komandantin e nën stacionit policor në fshatin Rakosh të Komunës së Istogut – Zharko Zariq i cili po ashtu dyshohet për krime lufte në zonën e Istogut.
Sipas dosjes së Prokurorisë të dyshuarit kanë shkelur nenin e tretë të Konventës së Gjenevës të gushtit të vitit 1949.
Mbi 13.000 civilë janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë, raporton KALLXO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës