Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka dhënë detaje rreth prishjes së koalicionit e bashkëqeverisjes me LDK-në në Komunën e Prishtinës.
Ismaili tha se kohëve të fundit kanë patur kërkesa që me koalicionin të ketë një koordinim më të madh, kërkesa këto që, sipas Ismailit, u shpërfillën.
Ai tutje u shpreh se pastaj erdhi seanca e Badovcit, gjë për të cilën ai ka qenë kundër që nga koha e Shpend Ahmetit.
“Realisht ne kemi qenë një koalicion dy vjet me LDK-në në Prishtinë, koalicion i cili u bë pas një kërkese që m’u drejtua mua nga ana e kryetarit Rama por edhe e LDK-së. Në atë kohë pata vendos që të jem pjesë e koalicionit, dhe kam dërgu një ekip jashtëzakonisht të mirë, një ekip që për herë të parë e kemi deleguar një nënkryetare grua. Kryeqyteti mendoj se është vonu që nuk ka patur deri atëherë nënkryetare grua, ndoshta dhe kandidat për kryetare grua dhe kam patur dëshirë që të vendosim një mendësi progresive. Po ashtu, kam dërgu edhe pesë drejtorë të tjerë, një qeverisje 50/50 pra 50 kanë qenë gra dhe 50 kanë qenë burra. Shumica e tyre kanë qenë më të rinj se unë, kanë qenë djem dhe vajza të rinj, të cilët kanë dashur të japin një impuls pozitiv një energji dhe dinamizëm në komunë. Për dy vite Prishtina ka parë një angazhim tonin jashtëzakonisht të madh, aq se kemi mundur brenda sektorëve. Por kohëve të fundit ne kemi patur disa kërkesa në vazhdim me koalicionin që ta kemi një llogaridhënie pak më të madhe, një koordinim më të madh, dhe nuk u përfillën. Kanë qenë kërkesa që ta kemi një koordinim paraprak para votimit të pikave. Vinin pikat shumë shpejt, shumë pika”, tha Ismaili në Blic Interview.
“Unë kam një ekip shumë të ri dhe në Asamble është një ekip shumë i ri dhe është mentalitet dhe mendësi e re. Asambleistat e PDK-së që janë aty nuk duan të vijnë në një pozitë që çojnë dorën dhe janë ‘makinë votash’ duan të kenë debat, mundësi dhe me pas kohë për me debatu dhe të njëjtit kërkojnë llogaridhënie edhe prej meje. Kur të njëjtit kërkojnë llogaridhënie prej meje normal se kërkojnë edhe nga partneri i koalicionit dhe kjo nuk u arrit. Pastaj erdhi kjo seanca për Badovc. E mira është që Prishtina ne na ka ‘ba hesap’, unë e kam patur një fushatë jashtëzakonisht të mirë, por nëse unë jam aty me votën e qytetit atëherë do të kërkoj nga ti me pru më të mirën. Erdhi seanca e Badovcit dhe unë kam qenë prej politikanëve të parë ndoshta që kam fol kundër Badovcit në kohën e Shpendit. Nuk morëm pjesë në seancë si një sinjal i mjaftueshëm për me kuptu që nuk është çështje që duam të përfshihemi dhe nga ana tjetër nuk mendojmë se duhet me kalu. Pritëm edhe një mendim nga MAPL, por në realitet ne e pamë që edhe me MAPL u krijuan probleme të mëdha, të njëjtit herë binin mendime pozitive dhe herë negative”, deklaroi Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa