LAJMI I FUNDIT:

Uragani ‘Michael’ shkakton “dëme të paimagjinueshme”

Uragani ‘Michael’ shkakton “dëme të paimagjinueshme”

Uragani “Michael” ka shkaktuar “dëme të paimagjinueshme” pasi ka përfshirë zonat bregdetare të Floridas, ka thënë Guvernatori i këtij shteti, Rick Scott.

“Jeta e shumë personave ka ndryshuar përgjithmonë”, ka thënë ai.

“Shumë familje kanë humbur gjithçka”.


Në zonat më të prekura nga ky Uragan në Florida janë parë shtëpi pa kulme, drunj të rrëzuar dhe kabllot e energjisë elektrike në rrugë.

“Michael” ka përfshirë fillimisht këto zona të mërkurën me shpejtësi të erës deri në 155 kilometra në orë.

Ndërkohë fuqia e tij është zvogëluar teksa ka kaluar në verilindje, megjithatë gjashtë persona kanë vdekur, shumica prej tyre në Florida.

Më shumë se 370,000 persona janë urdhëruar të evakuohen mirëpo zyrtarët besojnë se shumë persona kanë injoruar këto thirrje.

Guvernatori Scott ka thënë se Garda Bregdetare amerikane ka kryer 10 operacione gjatës natës, duke shpëtuar të paktën 27 persona.

Agjencia e lajmeve AP, ka raportuar se 285 persona kanë refuzuar ta zbatojnë thirrjen e evakuimit.

Guvernatori Scott u ka bërë thirrje banorëve të mos kthehen derisa autoritetet “të jenë të sigurt se situata është e qetë”, duke përmendur përçuesit elektrikë në rrugë.

Tashmë me erëra me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë, Qendra Kombëtare për Uragane, ka njoftuar se “Michael” është nisur në verilindje të SHBA-së, duke iu afruar Karolinës Veriore. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori