LAJMI I FUNDIT:

“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin” – mënyra se si lindi ideja e banderolës që u bë virale në rrjetet sociale është mjaft interesante

“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin” – mënyra se si lindi ideja e banderolës që u bë virale në rrjetet sociale është mjaft interesante

Shqipëria ka mposhtur të dielën Poloninë me rezultat 2-0 në ‘Air Albania’ në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian.

Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë të bëjnë një hap të madh drejt Euro 2024, pasi me 10 pikë janë në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje, dy prej të cilave i zhvillon në shtëpi.

“Shtëpia e Shqiponjave” ishte e stërmbushur, pasi biletat për ndeshjen ndaj Polonisë ishin shitur në pak orë.


Shumë koreografi, banderola dhe flamuj kishte në ‘Air Albania’, por njëri prej tyre u bë viral.

“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin”, ishte banderola që kishte përgatitur tifozi i kuqezinjve, Flori Thomaj, shkruan Telegrafi.

Por si e bëri këtë gjë, ai e ka filmuar nga fillimi deri në fund, duke iu kërkuar ndjekësve të tij fillimisht të japin ide rreth asaj se çfarë do të shkruante në banderolë.

@flori.thomaj Komentoni/pëlqeni shprehjen e preferuar ??? #FloriThomaj ♬ original sound – Flori Thomaj

Në mesin e shumë ideve ishte edhe kjo: “Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin”, e cila fitoi më së shumti pëlqime në Instagramin e Florit.

Ai e shfaqi në stadium dhe u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

@flori.thomaj Një banderolë që e krijuam bashkë ???? #FloriThomaj ♬ original sound – Flori Thomaj

Por nga ky kishte lindur kjo thënie? Para disa vitesh një video ishte bërë virale, ku një qytetar shqiptar në shaka shtirej se ishte turist italian dhe me këtë rast vendosi të pyeste një shqiptar se si të shkonte në Elbasan.

Ai me italishten e tij provonte ta ndihmonte, ku në një moment i thotë: “Uno kryqzimo, due kryqzimo, Elbasan”.

Nga momente të tilla mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, sikurse banderola e Florit, i cili tashmë me një këmbë me Shqipërinë është në Berlin për Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori