LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 14° partlycloudy_night

Universiteti i Mitrovicës hap rrugën për rrjetëzim me diasporën profesionale shqiptare në Evropë dhe më gjerë

Universiteti i Mitrovicës hap rrugën për rrjetëzim me diasporën profesionale shqiptare në Evropë dhe më gjerë

Gjatë ditës së djeshme, prorektori për Kërkime në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UIBM), Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni dhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. asoc. dr. Edita Bekteshi, kanë pritur në takim PhD kandidaten Shpresa Musa, ish-studente e UIBM, e cila aktualisht ndjek studimet doktorale në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani.

Gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe arritjet në rrugëtimin akademik drejt doktoraturës, si dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare dhe UIBM, shkruan Telegrafi.

“Një ndër pikat kryesore të bisedës ishte ideja për krijimin e një platforme rrjetëzimi për profesionistët shqiptarë që veprojnë në universitete, institute dhe industri të ndryshme në Evropë dhe më gjerë. Kjo platformë do të ndërtohet dhe mirëmbahet nga UIBM dhe do të jetë e qasshme përmes faqes zyrtare të universitetit”, thuhet në njoftim.


Musa u shpreh e gatshme për të kontribuar aktivisht në ndërtimin e këtij rrjeti dhe për të bashkëpunuar me UIBM në projekte akademike dhe kërkimore.

Ajo ka theksuar rëndësinë e krijimit të një ure komunikimi mes profesionistëve shqiptarë jashtë vendit dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

“Shpresa Musa ka një profil të spikatur akademik dhe profesional. Ajo ka përfunduar studimet master në Shkencën dhe Teknologjinë e Ushqimit në Universitetin e Nebraska-Lincoln në SHBA, ku u vlerësua me çmimin Best Student Paper Award për hulumtimin mbi trajtimin termik dhe reduktimin e mikrobeve në grurë. Aktualisht, studimi i saj i doktoratës fokusohet në reduktimin e akrilamidit në produktet e përpunuara me nxehtësi, dhe puna e saj është shpërblyer me çmimin ICC Best Speaker Award në kongresin ndërkombëtar për bukën dhe drithërat. Ajo është anëtare aktive e rrjeteve kërkimore si ACRYRED COST Action dhe EFFoST, si dhe kontribuon në projekte të diasporës me organizatën Germin në Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet tutje në njoftim.

Hyseni ka theksuar rëndësinë e këtij rrjetëzimi për UIBM si institucion, por edhe për vetë profesionistët shqiptarë që kanë nevojë për një pikë lidhjeje të strukturuar me vendin e tyre të origjinës.

Ndërkohë, Bekteshi ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve nga të gjitha fushat, përfshirë shkencat ekzakte dhe ato sociale, duke nënvizuar se një rrjet gjithëpërfshirës do të krijojë një bazë solide për bashkëpunime shumëdimensionale.

“Kjo nismë e përbashkët synon të fuqizojë bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor, si dhe të ofrojë mundësi konkrete për përfshirjen e ekspertizës së diasporës në zhvillimet akademike dhe institucionale të UIBM”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në kuadër të kësaj platforme, në faqen zyrtare të UIBM do të krijohet një listë e profesionistëve shqiptarë të diasporës, e cila do të shërbejë si pikë kontakti për bashkëpunime të ardhshme në fusha të ndryshme shkencore dhe teknologjike. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Evropa
Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit

Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit

Magazina
Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Politikë
PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Politikë
Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Vetëdorëzohet qytetari i Kosovës, i dyshuar për vrasjen e partneres në Gjermani

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Kalo në kategori