Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka njoftuar se ka akredituar një sërë programesh të reja për studentët.
Fakulteti i Shkencave Sociale ka përfituar akreditimin e parë për programin bachelor Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane (BA).
Si programi i vetëm në Kosovë, pritet të bëhet një pikë referimi për studentët që synojnë karriera të suksesshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studime evropiane, duke përgatitur studentët për të kryer funksione në organizata ndërkombëtare, në korporata vendore dhe transnacionale, në institucione shtetërore dhe rajonale, organet vendore dhe institucionet tjera.
Fakulteti Ekonomik ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me miratimin e programeve bachelor në Financë dhe Kontabilitet (BSc) dhe Menaxhimin e Marketingut dhe Shitjeve (BSc) që është akredituar për herë të parë. Ky hap strategjik e pozicionon fakultetin në një nivel të ri akademik dhe profesional.
Fakulteti i Edukimit, ka marrë miratimin për programet master në Mësimdhënien e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe Mësimdhënien dhe Kurrikulën në Arsimin Fillor (MA).
Këto programe, të riakredituara me sukses, janë të destinuara të krijojnë një gjeneratë të re mësuesish të përkushtuar dhe të kualifikuar.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ka siguruar riakreditimin për programet master në E-Qeverisje (MA) dhe Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (MSc).
Këto programe moderne do të vendosin UKZ-në në botën e zhvillimeve teknologjike dhe inovative.
Kurse, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ende nuk i ka përfunduar proceduarat për Programin Parafillor të Fakultetit të Edukimit. Për këtë program do të ju njoftojmë me kohë.
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dermaku, ka shprehur kënaqësinë dhe krenarinë e tij për arritjet e reja të universitetit.
“Ky proces i akreditimit dhe riakreditimit është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj cilësisë së lartë në arsim dhe një hap i rëndësishëm drejt avancimit të institucionit tonë, ku hapen dyer të reja për studentët tanë karshi tregut të punës”, ka thënë Rektori Dërmaku.
Ai ka thënë se UKZ është e përkushtuar të ofrojmë një edukim të shkëlqyer që të përgatis studentët për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes. Programet e miratuara do të ndihmojnë në krijimin e profesionistëve të kualifikuar dhe të përkushtuar, që do të kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë sonë dhe më gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afrim Cana emërohet si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë viziton Gjilanin – Orav vlerëson bashkëpunimin lokal dhe zhvillimin kulturor

Detajet e kërkimit të 8-vjeçarit në Gjilan – rrëfen nënkryetari i shoqatës

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Ju mundon djegësira: Këta shtatë artikuj janë shpëtim, ndalin thartirën menjëherë!

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe