Unitedi zhbllokon derbin (Video)

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi kundër Manchester Cityt në derbin lokal që po zhvillohet në Etihad Stadium.
Skuadra që e ka epitetin e vendasit e nisi më mirë këtë sfidë duke e kontrolluar lojën dhe duke krijuar raste, mirëpo u ndëshkua nga kundërshtari.
Ishte talenti Marcus Rashford futbollisti që shënoi në minutën e 16-të.
18-vjeçari pranoi një top nga Mata, e kaloi me lehtësi Demichelisin dhe shënoi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































