Manchester Unitedi thuhet se është duke e udhëhequr garën për nënshkrimin e sulmuesit të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Liverpooli dhe Napoli janë gjigantët e fundit të lidhur transferimin e reprezentuesit adoleshent të Norvegjisë.


Sidoqoftë, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Manchester Unitedi është duke kryeson garën për nënshkrimin e tij.

Ky medium shton se Unitedi është gati të ofrojë 50 milionë euro për të 'rrëmbyer' Haalandin nga duart e Salzburgut qysh në afatin e janarit.

Të premten, menaxheri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer u pyet për bashkëvendësin e tij, por tha se nuk është e drejt të flas për një lojtar që nuk është në ekipin e tij.

"Nuk mendoj se është koha që unë të flas për sulmuesit e skuadrave të tjera".

"Dje fola për Harry Kane, sot për Erling. Nuk mendoj se është e drejtë për mua", përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app