Unitedi e do Moratan, gati super oferta në drejtim të Realit

Manchester United do të dërgoj një ofertë për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.
Sipas Don Balon, Mourinho është i interesuar të sjellë Moratën e Realit në Old Trafford.
United janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë 79 milionë funte apo 90 milionë euro vetëm dhe vetëm për t’ia plotësuar dëshirën portugezit për yllin e La Ligës.
Mourinho thuhet se dëshiron që Morata të transferohet të Djajtë e Kuq pasi skuadra e tij u kthye në futbollin e Ligës së Kampionëve pas fitimit të Ligës së Evropës në sezonin e fundit.
Ndryshe, Morata ka filluar vetëm 13 ndeshje si titullar në La Liga për kampionët spanjollë.
Megjithatë, sulmuesi arriti të shënojë 20 gola në të gjitha garat nën trajnerin Zinedine Zidane. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































