Forma e Manchester Unitedit le për të dëshiruar këtë sezon në Ligën Premier. Djajtë e Kuq renditen në vendin e gjashtë me 21 pikë, apo 13 më pak se Chelsea që është lider.

Problemi më i madh i Djajve të Kuq janë minutat e fundit të takimit.


Unitedi është ekipi që ka humbur më së shumti pikë në sezonin 2016/17 në Ligën Premier nga golat që kanë pranuar pas minutës së 80-të.

capture-20161206-124145

Deri më tani, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka humbur shtatë pikë, e ndjekur nga Sunderlandi dhe Swansea me nga pesë.

Sikurse loja e futbollit të zgjaste 80 minuta, Unitedi do të ishte në vendin e pestë në tabelë, por me tri pikë më pak se Chelsea. /Telegrafi/

Tabela e Ligës Premier sikur loja e futbollit të zgjaste vetëm për 80 minuta.

telegrafi sport app