Vazhdon saga lidhur me të ardhmen e mbrojtësit anglez, Chris Smalling, i cili dëshiron ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas CalcioMercato, Manchester Unitedi tash është duke kërkuar 20 milionë euro nga Roma për shitjen e lojtarit.


30-vjeçari e kaloi sezonin 2019/2020 i huazuar në Stadio Olimpico, ndërsa Giallorossët duan ta mbajnë më gjatë.

ChirsSmallingromna 2 (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, deri më tani dy klubet nuk kanë arritur në gjuhë të përbashkët lidhur me çmimin e futbollistit.

Roma heziton të paguajë më shumë se 13 milionë euro për Smalling, i cili ka edhe dy vite kontratë me Unitedit. Prandaj, edhe kërkesa e fundit konsiderohet e lartë. /Telegrafi/

telegrafi sport app