LAJMI I FUNDIT:

Unitedi befasohet nga Brightoni para derbit ndaj Tottenhamit

Unitedi befasohet nga Brightoni para derbit ndaj Tottenhamit
Dëshpërimi i Juan Matas dhe Romelu Lukakut pas golit të dytë nga Brightoni (Foto: Getty Images)

Edhe pse është xhiro e dytë në Ligën Premier, tashmë Manchester Unitedi ka shijuar humbjen e parë sezonale.

Djajtë e Kuq kanë humbur me rezultat 3-2 ndaj Brighton & Hove Albion, në një ndeshje mjaft dëshpëruese për tifozët e Djajtë e Keq.

I pari që shënoi në këtë takim për vendasit ishte Glenn Murray në minutën e 25-të, ndërsa pas dy minutash shënoi edhe Shane Duffy.


Festa e Shane Duffy te goli ndaj Unitedit (Foto: Getty Images)

Ishte Romelu Lukaku me golin e tij në minutën e 34 që ngjalli paska shpresën te Man Utd, por dhjetë minuta më vonë Pascal Gross shënoi nga pika e bardhë për 3-1.

Në pjesën e dytë vendasit u përqendruan në mbrojte dhe me një lojë të kujdesshme arritën të mbajnë Unitedin larg portës së tyre.

Në minutat shtesë shënoi edhe Paul Pogba nga pika e bardhë, por nuk Djajtë e Kuq nuk kishin kohë të mjaftueshme për të marrë ndonjë pikë nga kjo ndeshje.

Marcus Rashford gjatë një dueli me Leon Balogun (Foto: Getty Images)

Pas kësaj humbje skuadra e Jose Mourinhos renditet në vendin e 11-të me tre pikë, as sa Brightoni në pozitën e dhjetë.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd është kundër Tottenhamit, kurse Brightoni luan ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gleQJXciKLE

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori