Manchester United thuhet se nuk është i interesuar në transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat lidhej me një kalim në Old Trafford, si pjesë e marrëveshjes në mes të dyja klubeve për shkëmbimin e Paulo Dybalas dhe Romelu Lukakun.


Megjithatë, sipas asaj që raporton Manchester Evening, Djajtë e Kuq nuk janë të interesuar në shërbimet e 33-vjeçarit.

Dybala Mandzukic e1564559476414 Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Besohet se Ole Gunnar Solskjaer nuk dëshiron të transferojë lojtarë mbi 30 vite, duke i qëndruar besnik rregullores së klubit, por edhe që nuk përshtatet në filozofinë e lojë së tyre.

Por, gjiganti nga Liga Premier po insiston në transferimin e anësorit argjentinas , mirëpo lojtari ende ka dyshime rreth kalimit në Old Trafford.

United thuhet se është i gatshëm që ta shkëmbejë belgun me Dybalan, mirëpo në marrëveshje kërkon edhe një shumë të parave. /Telegrafi/

telegrafi sport app