LAJMI I FUNDIT:

United nuk dorëzohet për Dumfires, gati oferta në drejtim të Interit

United nuk dorëzohet për Dumfires, gati oferta në drejtim të Interit

Manchester United është duke kërkuar një mbrojtës të krahut të djathtë dhe Denzel Dumfries mbetet objektivi kryesor i tyre.

Mbrojtësi i djathtë holandez ka shkëlqyer në vitin e tij të parë me Interin duke qenë ndër anësorët më të mirë në Evropë.

Në 45 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Dumfries realizoi pesë gola dhe dhuroi shtatë asistime me fanellën zikaltër.


Erik Ten Hag e pëlqen shumë futbollistin dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se e dëshiron në Old Traford për sezonin e ri, pasi Aaron Wan Bissaka dhe Diego Dalot nuk po e bindin holandezin.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë duke bërë gati një ofertë prej 40 milionë euro për transferimin e reprezentuesit holandez në Old Traford.

26-vjeçari është i lumtur në Itali, por United mund t’i ofrojë deri në gjashtë milionë euro pagë vjetore dhe ai mund të tundohet nga oferta e tyre.

Gjithsesi gjatë javës së ardhshme gjiganti anglez pritet ta dorëzojë ofertën te Interi për t’i marrë shërbimet e holandezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori