Manchester United mund të gjobisë Anthony Martialin me një dënim prej 200 mijë funte pasi nuk është paraqitur me skuadrën në SHBA këtë javë.

Mirror shkruan se Martial nuk është kthyer në SHBA, pasi që i ka lindur një fëmijë para një jave.


Kjo ka bërë që ai të mos bashkohet me Jose Mourinhon në dy ndeshjet e fundit edhe pse fillimisht kishte udhëtuar, por lindja e djalit e kishte kthyer në Evropë.

GettyImages 1005839614 Anthony Martial me Manchester United në SHBA (Getty Images)

Por kjo nuk i ka pëlqyer trajneri. Mësohet se Jose Mourinho është zëmëruar shumë dhe e ka dërguar Martialin në komision disiplinor.

Klubi i Manchester United nuk beson që Martial ka stërvitur në tetë ditët e fundit dhe për këtë e pret një gjobë prej 200 mijë funtesh, paga e dy javëve.

GettyImages 948347000 Anthony Martial e do largimin nga Manchester United (Getty Images)

Mourinho dëshiron ta largojë Martialin.

Për 22-vjeçarin nuk ka oferta, ndërsa Unitedin kërkon 70 milionë funte për të. /Telegrafi/

telegrafi sport app