Ole Gunnar Solskjaer me çdo kusht është duke kërkuar transferimin e Declan Rice.

Mesfushori i talentuar anglez është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion në Ligën Premier.


21-vjeçari ka qen lider i mesfushës te West Ham dhe shihet si pasardhës i Paul Pogbas në Old Traford.

The Sun ka raportuar se United ka përgatitur një ofertë të lartë për të arritur deri tek talenti anglez.

GettyImages 1196387355 Declan Rice. (Photo by Warren Little/Getty Images)

Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 57 milionë euro për transferimin e Rices në verë.

Gjithsesi afrimi i tij nuk do të jetë fare i lehtë, pasi në garë fuqishëm është edhe Chelsea.

Londinezët e kanë pasur në akademi lojtarin dhe Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta kthejnë në skuadër për ta zëvendësuar Jorginhon që duket drejt largimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app