United fillon bisedimet me Wolves për Raul Jimenez

Manchester United është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi qendror.
Shumë emra janë përfolur deri më tani, por duket se lojtari i preferuar është Raul Jimenez.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen jashtëzakonisht shumë meksikanin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij për edicionin e ri.
Mediat angleze kanë raportuar se tanimë dy klubet kanë nisur bisedimet e para për yllin meksikan.

29-vjeçari ka bërë një sezon të madh, pasi ka shënuar 26 gola e ka bërë 10 asistime në 53 ndeshje zyrtare.
Wolves kërkon rreth 50 milionë euro për yllin e tyre, por Djajt e Kuq janë gati të paguajnë vetëm 40 milionë.
Dëshira e lojtari është që të luaj në një skuadër më të madhe dhe ai ka kërkuar largimin nga Wolves.
Gjithsesi në garë për të janë edhe klube tjera të mëdha si Liverpool, Man City, Arsenal, Real Madrid e Juventus. /Telegrafi/






















































