Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka kërkuar lirimin e fëmijëve që gjenden në qendrën korrektuese në Lipjan, pasi sipas tyre janë në rrezik të infektimit me COVID-19.
UNICEF, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se kërkon nga institucionet e drejtësisë, që masat e ndëshkimit të tyre të zëvendësohen me burg shtëpiak, apo mbikryrje intensive nga prinërit.
“Anembanë globit, fëmijët ndodhen në sisteme të drejtësisë për të mitur duke përfshirë mbajtjen në paraburgim, të mbajtur në paraburgim për shkak të emigrimit apo për arsye të tjera administrative, të arrestuar në lidhje me konflikte të armatosura, siguri kombëtare apo aktivizëm, apo që jetojnë me prindër në paraburgim. Këta fëmijë dhe ata që janë në rrezik të marrjes së virusit për shkak kushteve themelore të shëndetit fizik dhe mendor duhet të lirohen. Në Kosovë, ne i ftojmë autoritetet gjyqësore ta rishqyrtojnë zëvendësimin e masave të paraburgimit dhe masat edukative për të miturit me masa të bazuara në shtëpi si arrest shtëpiak apo mbikëqyrje intenzive nga prindërit”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin ka vizituar Qendrën Korrektuese Edukative në Lipjan.
“Qendra ka fituar kapacitete të dukshme me mbështetjen e UNICEF-it gjatë dekadës së fundit. Kam takuar shumë të rinj në qendër të cilët janë duke marrë pjesë në programe të edukimit të bazuar në shkathtësi, duke përfshirë programin UPSHIFT. Këta të rinj janë të etur për t’u kthyer në shoqëri dhe për t’u bërë qytetarë produktiv. U bëjmë thirrje institucioneve dhe autoriteteve të tjera ndaluese që urgjentisht t’i lirojnë të gjithë fëmijët që mund të kthehen në mënyrë të sigurt tek familjet e tyre apo në alternative të tjera. Alternativat tjera përfshijnë kujdesin nga familja e gjerë, nga familjarë të tjerë apo me bazë në komunitet.
UNICEF-i po ashtu bën thirrje për shtyrje të menjëhershme të afatit për pranimet e reja të fëmijëve në qendrat e mbajtjes.
UNICEF-i dhe Aleanca për Mbrojtjen e Fëmijëve në Veprimin Humanitar, së bashku me organizatat më të mëdha për të drejtat e fëmijëve, akademikët dhe agjencitë e OKB-së kanë lëshuar Udhëzues për veprimet kryesore që mund t’i ndërmarrin autoritetet për t’i mbrojtur fëmijët e privuar nga liria gjatë pandemisë.
Ata thonë se mbeten të gatshëm për t’iu ndihmuar autoriteteve në përgatitjen për lirimin e fëmijëve, duke përfshirë identifikimin e kushteve të sigurta.
“Të drejtat e fëmijëve për mbrojtje, siguri dhe mirëqenie duhet të mbështeten në çdo kohë, e sidomos gjatë krizave sikur ajo me të cilën bota po përballet sot. Mënyra më e mirë për t’i përkrahur të drejtat e fëmijëve në mbajtje në mesin e një pandemie të rrezikshme është lirimi i tyre i sigurt”,thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës