Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi edicionin e dytë të Boost x Kosovo për të mbështetur rimëkëmbjen e gjelbër në sektorin privat.
Ky edicion: Sfida e Gjelbër e Kosovës: NextGen vjen si rezultat i suksesit të edicionit të parë, i cili ka qenë me ndikim të thellë, me mbi 90% të të pranishmëve që shprehin një rekomandim të fortë për programin. Ky edicion është i fokusuar në Tranzicionin e Gjelbër dhe Digjital të 30 ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), nga të cilat 10 do të marrin grante për miratimin e zgjidhjeve të propozuara.
Valët e fundit të të nxehtit dhe përmbytjet e shpejta që ndodhën në Kosovë shërbejnë si një ilustrim i qartë i ashpërsisë së sfidave të ndryshimeve klimatike, duke krijuar një gamë të gjerë rreziqesh për bizneset dhe veprimtarinë e tyre të përditshme. Për të ndihmuar në adresimin e këtyre tronditjeve mjedisore dhe ekonomike, kjo sfidë e hapur synon të përgatisë bizneset për t’u përshtatur me ndikimet e ndryshimeve klimatike duke përshpejtuar kalimin drejt praktikave të qëndrueshme të biznesit.
Sfida është e hapur për të gjitha NMVM-të që kërkojnë të forcojnë aftësinë ripërtëritëse të tyre, duke përvetësuar njohuritë dhe financimin e nevojshëm për zgjidhje inovative, të cilat adresojnë krizat mjedisore, ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Përqafimi i një strategjie të rimëkëmbjes së gjelbër jo vetëm që ofron potencial për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe për të rindërtuar ekonominë e vendit, por gjithashtu hap rrugën për një të ardhme rezistente ndaj klimës, duke forcuar konkurrencën e Kosovës.
Programi i përshpejtimit BOOST x Kosova do të përzgjedhë 30 NMVM-të që demonstrojnë potencial të rëndësishëm biznesi për të bërë zhvendosjen drejt qëndrueshmërisë mjedisore si një komponent thelbësor i rimëkëmbjes së gjelbër.
Ky program do të fokusohet në zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit, rritjen e aftësive të menaxhimit të rrezikut dhe forcimin e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive. Nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre, këto ndërmarrje do të çojnë zgjidhjet e tyre inovative në nivelin tjetër dhe do të përforcojnë ndikimin e tyre. NMVM-të e drejtuara nga gratë, të gatshme për të gjeneruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe një të ardhme më të gjelbër, inkurajohen fuqimisht të aplikojnë.
Sfida e Gjelbër e Kosovës është ndër iniciativat e para me fokus të veçantë në fuqizimin e ndërmarrësve të rinj në përpjekjet e tyre, për të kultivuar modele të reja biznesi që i japin përparësi inovacionit, qarkullimit dhe emetimeve zero. Ai synon të bashkojë palët e interesuara institucionale, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin privat për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të Kosovës dhe për të forcuar ekosistemin e inovacionit.
Afati i fundit i aplikimit për BOOST ll: Sfida e Gjelbër e Kosovës: NextGen është 31 tetor 2023. Aplikoni këtu!
BOOST është një program përshpejtimi, i mundësuar nga UNDP për Evropë dhe Azinë Qendrore, duke rritur inovacionin e ndikimit social dhe duke përshpejtuar Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. BOOST x Kosova është kapitulli lokal i programit, i nisur nga UNDP në Kosovë dhe i zbatuar në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK). Edicioni i dytë i tij synon të mbështesë rimëkëmbjen e gjelbër në sektorin privat duke nxitur një mjedis të favorshëm me një qasje të përqendruar te njerëzit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania