LAJMI I FUNDIT:

Ulpiana – një ndër qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë

Ulpiana – një ndër qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë

Me një sipërfaqe të madhe e objekte atraktive, Ulpiana është një ndër qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë. Nga gërmimet që bëhen në vazhdimësi në këtë lokacion gjenden objekte nga më të ndryshme, ndërsa që të zbulohet i gjithë lokacioni, arkeologu Haxhi Mehmetaj thotë se duhen qindra vite.

Arkeologu Haxhi Mehmetaj, i cili tash e disa vite bënë hulumtime në Ulpianë thotë se ky vend është shumë joshës për trashëgiminë kulturore.

“Ulpiana ka sipërfaqe shumë të madhe rreth 120 hektar dhe kudo që bëhen gërmime pa dyshim se do të gjenden objekteve atraktive. Kur kam qenë fillestar, diku në vitin 1981 kemi hulumtuar së bashku me 10 kolegë arkeologë dhe kemi pasur ekipin prej 60 punëtorëve dhe nga sipërfaqja që kemi hulumtuar kemi konstatuar se vetëm brenda mureve të Ulpianës na duhen 500 vjet që të bëhen hulumtime arkeologjike sistematike për të zbuluar në tërësi projektin. Fjala është për një zbulim shumë të madh, shumë joshës për trashëgiminë tonë kulturore”, ka rrëfyer ai për Telegrafin.


Arkeologu, Haxhi Mehmetaj

Mehmetaj thotë se Ulpiana është një ndër qytetet më të mëdha e më të rëndësishme të Dardanisë.

“Ulpiana qyteti shtrihet rreth 8 kilometra në juglindje të Prishtinës, padyshim është një ndër qytet më të mëdha dhe më të rëndësishme të Dardanisë, përfshirë sipërfaqe të madhe prej rreth 120 hektarësh”, pohoi ai.

Arkeologu gjithashtu ka treguar se nga cilat pjesë përbëhet Ulpiana.

“Përbëhet prej tri pjesëve, përbëhet prej qytetit që është i rrethuar me mure, i cili përfshin sipërfaqe prej 35,5 hektarë. Në lindje të Ulpianës gjendet kastrumi ose qyteti i Justinit, ndërsa përreth saj shtrihen para lagjet”, deklaroi ai.

Mehmetaj potencoi se kërkimet arkeologjike janë ndërmarrë që nga viti 1953. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori