Ukrainasja pozon para vendeve të preferuara, tregon si dukeshin dikur dhe tani

Ukrainasja Anna Malygon së fundmi në TikTok, ka shpërndarë një video që tregon sesi duken tani vendet që dikur ishin të preferuarat e saj në qytetin e lindjes.
Anna Malygon është ukrainase që së fundmi në profilin e saj në TikTok shpërndau video të ndryshme që tregojnë situatën aktuale në vendlindjen e saj, ku me një dozë ironie “falënderoi” rusët për të gjitha shkatërrimet që janë bërë në vendet që dikur i frekuentonte, transmeton Telegrafi.
“Vendet e mia të preferuara në qytetin tim të lindjes”, është një prej videove, ku shihen e veshur me një pallto dhe tregon sesi tani duket shkolla e saj, restoranti i preferuar, qendra tregtare dhe universiteti në Kharkiv.
@maligoshik #ukraine #kharkiv thank you russia
Dy ditëm ë vonë ajo publikoi një video tjetër, ku shihen disa prej lokacioneve të saj të preferuar. Ajo shihet e veshur me jelek antiplumb dhe helmetë në kokë, duke shpresuar se do ta mbrojnë nga ndonjë plumb i mundshëm që mund të fluturojë pranë saj.
Në video shfaqen kafiteria e preferuar, marketi, salloni i ondulimit që dikur i frekuentonte shumë. Kjo ukrainase mëton që me këto video që tregojë sesi po zhvillohet jeta në Ukrainë gjatë agresionit rus.
@maligoshik #ukraine #kharkiv thank you russia part 2
Aty vazhdimisht dëgjohen sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, si dhe detyrohen çdo ditë të futen nëpër bunkerë për t’i shpëtuar bombave ruse. /Telegrafi/





















































