LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një luftanije ruse, publikojnë pamjet e operacionit në Krime

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një luftanije ruse, publikojnë pamjet e operacionit në Krime

Pjesëtarët e njësisë speciale “grupi 13” i inteligjencës ushtarake ukrainase (GUR), pretendojnë se mbrëmë kanë shkatërruar luftanijen ruse Ivanovec.

“Operacioni është mundësuar falë përpjekjeve të Ministrisë për Transformim Digjital të Ukrainës dhe platformës United24”, është thënë në kumtesë.

United24 është një platformë që menaxhohet nga qeveria ukrainase, e themeluar në vitin 2022 për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase.


“Anija e armikut gjendej në liqenin Donuzxlav në Krimenë e aneksuar”, është thënë nga inteligjenca ukrainase.

Pas miratimit të BE-së për ndarjen e pakos 50 miliardë euroshe për Ukrainën, deklarohet Volodymyr Zelensky
Lexo po ashtu Pas miratimit të BE-së për ndarjen e pakos 50 miliardë euroshe për Ukrainën, deklarohet Volodymyr Zelensky

“Si rezultat i disa goditjeve në trup, anija ruse ka pësuar dëme të mëdha që shkaktuan fundosjen e saj”, shtuan ukrainasit.

Ata shpërndanë edhe videon dyminutëshe që shfaq momentet që tregojnë sesi ishte zhvilluar operacioni.

Në video gjithashtu shihet anija që nuk arrin ta shkatërrojë dronin lundrues që i afrohet.

Theksohet se vlera e anijes së shkatërruar kap shumën e 70 milionë dollarëve. Ukrainska Pravda raporton se operacioni i kërkim-shpëtimit nga ana e rusëve ka rezultuar pa ndonjë sukses në liqen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori