LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë Kherson, një nga qytetet më të rëndësishme për Moskën

Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë Kherson, një nga qytetet më të rëndësishme për Moskën

Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë qytetin e Khersonit pasi shkatërruan urën kryesore Antonivsky me raketa të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BBC, kjo do të thotë se mijëra ushtarë rusë rrezikohen të shkëputen plotësisht nga pjesa tjetër e territoreve të pushtuara. Kherson, i vendosur në perëndim të lumit Dnieper, ishte qyteti i parë që rusët pushtuan pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Më 26 korrik, ushtria ukrainase e prishi urën e përmendur dhe kështu, sipas burimeve ushtarake perëndimore, e bëri atë plotësisht të papërdorshme. Kjo është një nga dy urat kryesore për Kherson.


Ushtria ruse varej prej saj, sepse ajo transportonte gjithçka që i nevojitej përmes saj. Disa besojnë se qyteti ukrainas i lartpërmendur është një nga më të rëndësishmet politikisht për Moskën. Prandaj humbja e këtij qyteti do të ishte një goditje e madhe për Rusinë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksei Danilov, deklaroi se Rusia ka angazhuar numrin maksimal të ushtarëve në drejtim të Khersonit.

Zyrtarët ukrainas thonë se rifilloi puna në portet e grurit
Lexo po ashtu Zyrtarët ukrainas thonë se rifilloi puna në portet e grurit

Burimet ruse thonë se tani duhet të përdorin ura ponton për t’u lidhur me pjesën tjetër të territorit të okupuar të Ukrainës. Kherson, i cili kishte 290 mijë banorë përpara fillimit të agresionit kundër Ukrainës, aktualisht qeveriset nga qeveria pro-ruse.

Gjithashtu është planifikuar të organizohet një referendum në të cilin do të vendoset nëse qyteti duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë se po përgatitet për aneksimin e të gjithë territorit të okupuar të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori