LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus

Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus

Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë me raketa lundruese Taurus, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin.

Nëse e furnizon me këso lloj raketash, Gjermania do të ndiqte hapat e Britanisë së Madhe, e cila u bë vendi i parë që i dha publikisht Kievit raketa lundruese me rreze të gjatë në fillim të këtij muaji.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë refuzuar të furnizojnë Ukrainën me raketa të Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS) mes shqetësimeve se ukrainasit mund t’i përdorin për të goditur objekte brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë.


Ukraina ka kërkuar prej muajsh për këto lloj armësh, por mbështetja nga aleatët perëndimorë është fokusuar në armët me rreze më të shkurtër.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes nuk pranoi të thoshte se sa e mundshme ishte që Gjermania ta miratonte kërkesën, raporton skynews.

Ndryshe, Ukraina tash e sa kohë po kërkon edhe aeroplanë luftarakë F-16, të cilat pritet t’i marrin gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori